
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestuar, pas hetimeve të shumta në ngjarje, dy të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi ditën e djeshme në afërsi të Fierit.
Drejtoria e krimeve të Rënda të Fierit ka arrestuar dy të rinj, bashkëfshatar të viktimës në fshatin Sulaj.
Bëhet fjalë për shtetasin S.S, 26 vjeç, dhe për 20-vjeçarin me iniciale K.M.
Sipas burimeve, dy të rinjtë në bashkëpunim mes tyre kanë vrarë Selimin, për motive të dobëta.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, dhe viktima, ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga një mjet i prehtë. Pas vrasjes, viktima është hedhur në një kanal aty pranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta". (A2 Televizion)