Vetëm 15 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 20:58 | Kosova
Vetëm 15 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Kosova regjistroi një tjetër ditë të stabilizuar për sa i përket pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në të gjithë botën.

Vendi fqinj shënoi një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga Covid-19 ndërsa të infektuarit e rinj ishin vetëm 15.

Kosovë po ecën mjaft mirë dhe me procesin e vaksinimit, ku vetëm në 24 orë u vaksinuan 7726 persona.

Aktualisht në vend janë 745 raste aktive me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos