
A2 CNN: Z. Ambasador, cili ishte fokusi i këtij takimi?
Ambasadori Borchardt: Zhvillimet e fundit të reformës zgjedhore; shumë inkurajim për të gjithë pjesëmarrësit; nxitje për një qasje konstruktive dhe ambicioze për t’i shndërruar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në një realitet të ri ligjor në Shqipëri; dhe, sigurisht, premtime për mbështetje nga të gjitha palët, përfshirë edhe nga ne.
A2 CNN: Si e konsideroni faktin që tani maxhoranca dhe opozita po punojnë së bashku për reformën zgjedhore?
Ambasadori Borchardt: Nuk janë vetëm këto të dyja, por edhe opozita parlamentare, dhe kjo është shumë pozitive.
A2 CNN: Sipas jush, a duhet që Shqipëria të mendojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor?
Ambasadori Borchardt: Ne nuk kemi qëndrim për këtë çështje. Ekzistojnë shumë sisteme zgjedhore, të cilat janë të mira për shumë vende, por kjo është diçka që duhet diskutuar së brendshmi. Ajo që mund të bëjmë ne është, për shembull, nëse hipotetikisht Shqipëria zgjedh sistemin maxhoritar, ne mund të themi se cilët janë mekanizmat që duhen përshtatur. Por ky është një rol teknik i yni: ne nuk rekomandojmë sisteme, ne ndihmojmë në zbatimin e tyre.
A2 CNN: Cilat janë, sipas jush, fushat kryesore të reformës zgjedhore ku duhet të punojë Shqipëria?
Ambasadori Borchardt: Ka shumë. Është depolitizimi i administratës zgjedhore; çështjet e medias, për të cilat pjesërisht do të duhet më shumë kohë, por që duhen mbajtur në fokus; pastaj është e tërë fusha e krimeve zgjedhore, duke filluar nga shit-blerja e votës e deri te presioni ndaj punonjësve të administratës publike nga kushdo dhe tek abuzimi me burimet publike. (A2 Televizion)