
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel viziton sot Shqipërinë. Michel pritet të takohet në orën 12:50 me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Në përfundim të takimit do të ketë një konference për shtyp. Charles Michel vizitoi vendin tonë në 23 prill te vitit 2018 si kryeministër i Belgjikës, ndërsa tashmë vjen për herë të parë si Presidenti i ri i Këshillit Europian.
Në tetor të vitit të kaluar Michel mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çështja e hapjes se negociatave me te dy vendet do të rikthehet edhe njëherë për diskutim në samitin e Këshillit europian që mbahet në muajin mars.
Burime për A2 CNN konfirmojnë se samiti do te mbahet ne datat 26 dhe 27 mars. Kjo u lajmërua me herët nga kancelarja gjermane Merkel dhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varheli, i cili gjatë vizitës në Shqipëri tha se synohet hapja e negociatave para samitit të Zagrebit që mbahet në maj. (A2 Televizion)