Videoja intime në bashki/ “Të kesh frikë të hysh në zyrat e shtetit. Shoqëria të reflektojë”

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 20:18 | Politikë
Videoja intime në bashki/ “Të kesh frikë të hysh

Historia e zgjedhjeve lokale nuk mbyllet vetëm me ankimime në KAS dhe Kolegj Zgjedhor. Gjatë kësaj verë do të do kemi përsëritje zgjedhjesh në 2 bashki për arsye të ndryshme. Video skandaloze në zyrën e kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici, që u publikua në fundjavë, solli dorëheqjen dhe shkarkimin e këtij të fundit. Ndaj, banorët e Kukësit duhet të votojnë sërish. Po ashtu, do të votohet edhe për Bashkinë e Rrogozhinës pas vendimit të Kolegjit që rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që kërkonte shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut e cila nxori fitues kandidatin Socialist. Ndërkohë, sot Kolegji dha edhe fjalën e fundit për Kamzën ku vendosi që të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve. Po ashtu priten në Kolegj edhe 2 vendimmarrje për Elbasanin dhe Kuçovën.

Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike, tha se duhet të jetë një moment reflektimi teksa foli për videon intime në zyrën e bashkisë së Kukësit.

“Refuzoj të komentoj një maskaradë të tillë për sjelljen dhe mënyrën sesi të zgjedhurit në nivel lokal apo në nivel qendror të munden të përballen dhe të kemi modele të tilla. Personalisht si bashkëshorte dhe nënë e një vajze, është një akt i turpshëm. Sjellje të tilla delirante, që ndoshta pushteti i bën njerëzit të verbohen, institucionet duhet t’i nxjerrin fundin kësaj sjellje. Nuk gjej dot fjalë. Duhet të jetë një moment reflektimi ndaj këtyre veprimeve skandaloze. Të kesh frikë të hysh në zyrat e shtetit”, tha Meta.

Ndërkohë, Kristaq Kume, Ekspert për Çështjet Zgjedhore, u shpreh se ky është një tregues që mund të përdoret si një argument se sa larg jemi ne nga ajo që duhet të kishim bërë si shoqëri. “Ky është një tregues, një argument që mund të përdoret për të gjykuar atë që ne si shoqërimi kemi arritur dhe jemi të zotët të bëjmë në ushtrimin e demokracisë. Ky është një tregues që mund të përdoret si një argument se sa larg jemi ne nga ajo që duhet të kishim bërë si shoqëri. Të jesh në një pozicion drejtues, do të thotë se ndryshe nga të tjerët, ti ke pranuar që të marrësh përsipër që të ushtrosh detyra që më shumë sesa për ty, janë për të tjerët. Të vendosen në të tilla pozicione të tillë njerëz që janë në funksion të interesit dhe të punëve të tyre, tregon se ne si shoqëri nuk kemi arritur të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Ky rast tregon se ne duhet të mbajmë edhe qëndrime të forta emocionale për të sedërtuar gjërat ashtu edhe siç i shkruajmë në letër. Ne si shoqëri jemi në të tillë nivele”, tha Kume.

Ndërkohë, për analistin Aleksandër Çipa, shoqëria jonë e ka humbur sfidën me referencat morale. “Përfaqësuesit që zgjidhen në nivelet e larta të përfaqësimit dhe sidomos ata që kanë të bëjnë me qeverisjen duhet të kalojnë në sitat e imoralitetit”, tha ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/19/videoja-intime-ne-bashki-analisti-te-zgjedhurit-te-kalojne-ne-siten-e-moralit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos