Vija detare me Greqinë, Presidenti Meta: Nuk do të lejoj të cenohen interesat kombëtare nga cilido

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 14:41 | Politikë
Vija detare me Greqinë, Presidenti Meta: Nuk do të lejoj të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon. Kreu i Shtetit shprehet se ka ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta shton se deri më tani nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Në Facebook, Meta shkruan: “Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “'Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare', me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve. I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos