Vijon “këputja e fijeve”, hiqen 530 kamera të krimit nga rrugët e vendit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 14:13 | Kronikë
Vijon “këputja e fijeve”, hiqen 530 kamera të krimit nga

Policia e Shtetit njoftoi se po vijon të heqë nga rrugët kamerat e paligjshme, disa prej të cilave dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të krimit.

Në fazën më të fundit të operacionit, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier. 8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon 528 numri i kamera të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.

Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”,  “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit. Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.

Në qytetet Maliq, Bilisht dhe Pogradec, janë çmontuar në total 7 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. Shtetasi N. Ll. (babai i shtetasit E. Ll., të shpallur në kërkim për vrasje) është përsëritës për montimin e kamerave në kundërshtim me ligjet e vendit. Më parë, janë çmontuar 10 kamera të cilat dyshohet se kontrolloheshin nga shtetasi N. Ll. Në total, deri më tani, në Korçë, janë çmontuar 61 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 24 shtetas.

Në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh.(S). K. dhe A. K. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 23 dhe numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetimet, është 7. (A2 Televizion)

https://youtu.be/UWJ3cMUdOlc

A2 CNN Livestream

Latest Videos