Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 11:01 | Kronikë
Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka

Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, një ndër personat e përfshirë si porositës në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019.  Sipas policisë 37-vjeçari fshihej në një banesë private, në Wemmel, një province e kryeqytetit belg.

Nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Dukës i është caktuar masë arresti me burg për vrasjen e ish-efektivit, por edhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Pas ndalimit në Belgjikë pritet që ai të ekstradohet drejt Tiranës.

Ish-punonjësi i policisë së Tiranës mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi në zonën e Porcelanit në rrugën “Xhanfize Keko” kur drejt makinës së 26-vjeçarit Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Santiago Malko ishte një emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Tiranes ndërsa dyshimet e ekzekutimit të tij ishin për hakmarrje. Kjo pasi Malko mendohej se ishte i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Për atentatin u dënua me 25 vite burg Blendi Teta ndërsa të shpallur në kërkim janë edhe vëllai i Leonardit, Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/14/vrasja-e-santiago-malkos-apeli-le-ne-fuqi-denimin-per-blendi-teten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos