Viktima e katërt në plazhin e Durrësit, humb jetën 75-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 10:38 | Kronikë
Viktima e katërt në plazhin e Durrësit, humb jetën

Një tjetër person ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Policia ka bërë të ditur se rreth orës 09:30 në lagjen Nr.13, shtetasi G.H., rreth 75 vjeç, banues në Tiranë, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë, nga të dhënat e para, dyshohet se 75-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

75-vjeçari bëhet personi i katërt që ka humbur jetën në plazhin e Durrësit muajin e fundit. Ditën e sotme u konfirmua i vdekur edhe 31-vjeçari Doland Molla.

https://a2news.com/2019/06/24/u-zhduk-nje-dite-me-pare-gjendet-trupi-i-pajete-i-31-vjecarit/

Ai kishte shkuar në plazhin e Currilave së bashku me shokët një ditë më parë, por humbi kontaktet dhe pas orësh të tëra kërkimi, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos