Vizitë në Kosovë, Di Maio: Mos kini frikë nga dialogu me Serbinë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 20:17 | Kosova
Vizitë në Kosovë, Di Maio: Mos kini frikë nga dialogu me

Kosova ishte një ndalesë mjaft e rëndësishme për ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio. Prishtina dhe Roma nënshkruan një marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë të të ardhurave dhe për parandalimin e evazionit fiskal. Ndërsa dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk u la pa përmendur.

“Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërbejë vetëm në forcimin e statusit të saj në nivel ndërkombëtar”, tha ministri italian.

Mbështetje të madhe ofroi edhe për liberalizimin e vizave, një proces që po zvarritet me vite nga Bashkimi Europian.

“Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Europë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që vendoset në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, gjë e cila shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt”, shtoi Di Maio.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e falenderoi homologun Italian dhe paralajmëroi marrëveshje të tjera mes vendeve.

“Kjo është vetëm një provë tjetër e bashkëpunimit tonë të shkëlqyeshëm dy palësh dhe ne po konsiderojmë të avancojmë bashkëpunimin duke hapur rrugën për marrëveshje të mëtejmë si njohja reciproke e patentave, marrëveshjet për bashkëpunimin kulturor dhe më shumë”, tha Gërvalla.

Pas një sërë takimesh me liderët shtetërorë në Kosovë, ministri italian mbajti dhe një fjalim në parlament. Kjo vizitë e Di Maio vjen pas asaj që zhvilloi në Beograd.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos