Vjosa Osmani: Qytetarët të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit. Uroj të mos ketë asnjë incident

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 10:23 | Kosova
Vjosa Osmani: Qytetarët të përcaktojnë të ardhmen e

Ashtu sikurse dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, iu drejtua gazetarëve me fjalën që sot është një ditë e bardhë për Kosovën. Ajo ftoi qytetarët që të votojnë në këtë proces të rëndësishëm dhe inkurajoi gratë dhe vajzat që të marrin pjesë, pasi barazia fillon nga kutia e votimit.

“Sot, është ditë e bardhë ku të gjithë qytetarët tanë pa dallim nëpërmjet vullnetit të lirë do të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit. Është ditë e ftohtë, por i ftoj qytetarët që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për vendin. Inkurajim për vajzat dhe gratë që të marrin pjesë se barazia fillon te kutia e votimit”.

Ajo përsëriti falënderimet për mërgatën që ka marrë pjesë masivisht në zgjedhje dhe të gjithë vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë që këto zgjedhje të jenë me standarde

“Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe falënderim për komisionerët e vëzhguesit që do të mbrojnë dhe vëzhgojnë votën tonë. Falënderim për OJQ vendore dhe ndërkombëtarë që na bashkohen në këtë proces që këto zgjedhje të jenë me standarde. Falënderim dhe për gazetarët, që në këtë ditë sigurojnë depërtimin e lajmeve në çdo familje. Uroj që të festojmë për rregullsinë e procesit dhe që nuk do ketë asnjë incident dhe secili të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor, për peshën historike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos