Vllaznia mendon rikthimin e Vajushit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 21:01 | Futboll
Vllaznia mendon rikthimin e Vajushit

Vllaznia po projekton rikthimin në Shkodër të Armando Vajushit.

Momentalisht, është vetëm një sondazh i drejtuesve, të cilët janë interesuar nëse Vajushi do të ishte i disponueshëm të riveshë fanelën kuqeblu dhe përgjigjja që kanë marrë ka qenë pozitive.

Në ditët e ardhshme mund të ketë diçka më konkrete mes palëve.

Sezonin e kaluar, Vajushi ka luajtur me Teutën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos