
Edhe pse zona të tëra në Vlorë dhe rrethina nuk kanë parë asnjë investim në infrastrukturë, rruga që lidh lagjen 1 maji me qendrën e qytetit bregdetar ka shansin që brenda katër viteve të rikonstruktohet dy herë.
Sipas banoreve kjo bëhet për të mbuluar punën e dobët dhe pa cilësi që është bërë në rikonstruksionin e viti 2017.
Edhe pse ka disa muaj që rruga është gërryer për t’u asfaltuar, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Por për banorët është e sigurt që sapo të afrohen zgjedhjet rruga do të shtrohet
Kësaj radhe vlera për rikonstruksionin e radhës të kësaj rruge është 426 milionë lekë. (A2 Televizion)