
Dhjetëra tregtarë të tregut të orizit në qytetin e Vlorës kanë protestuar para bashkisë paraditen e kësaj të mërkure, shkak i protestës ka qenë mbyllja e menjëhershme dhe e pa paralajmëruar e këtij tregu nga Shtabi i Mbrojtjes Civile të qarkut të Vlorës dhe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor.
Mos respekti i distancave dhe mungesa e elementeve të sigurisë në kuadër të masave kundër COVID-19, mësohet të jenë arsyet e mbylljes së këtij tregu.
Ndërkohë drejtori i autoritetit te kontrollit ushqimor në Vlorë ka kërkuar përmbushjen e kushteve të sigurisë në këtë treg, për të mundësuar më pas edhe rihapjen e tij. (A2 Televizion)