Situata me koronavirusin, presidenti mbledh sërish Këshillin e Sigurisë

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 22:15 | Aktualitet
Situata me koronavirusin, presidenti mbledh sërish Këshillin e

Presidenti Ilir Meta ka thërritur ditën e mërkurë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, masat e marra dhe ekonomia.

Mbledhja do të ketë të njëjtin format si ajo e 25 marsit, ku të gjithë pjesëmarrësit e saj do të lidhen përmes një videokonference.

Burime për A2 bëjnë me dije se pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e ka konfirmuar dhe kreu i PD, Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos