Von der Leyen: Shpresoj që liderët e BE-së të miratojnë këtë javë nisjen e bisedimeve

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 16:03 | Politikë
Von der Leyen: Shpresoj që liderët e BE-së të miratojnë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti vendimin e ministrave për Evropën të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim, të cilin ajo shpreson që liderët e vendeve do ta miratojnë brenda kësaj jave.

“Një lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Jam shumë e lumtur që vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj që liderët e Bashkimit Evropian ta miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Urime për Edi Ramën dhe Oliver Spasovskin”, shkruan Von der Leyen në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/vonderleyen/status/1242463698347855883

A2 CNN Livestream

Latest Videos