Vonesat e vaksinave, qytetarët: Kanë ndërprerë procesin, nuk ka doza të dyta

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 14:10 | Aktualitet
Vonesat e vaksinave, qytetarët: Kanë ndërprerë  procesin,

Të moshuarit janë paraqitur për të marrë dozën e dytë, por hasin vonesa në nisjen e procesit të vaksinimit. Në pritje që prej afro 2 orësh, thonë se nuk janë njoftuar për të tilla vonesa.

Të njëjtat vonesa dhe mungesë të dozave të vaksinave janë raportuar nga qytetarët edhe gjatë ditës së diel. Disa prej tyre kanë ardhur sërish, me shpresë se këtë herë do të vaksinohen.

Procesi i vaksinimit këtë të hënë nisi në orën 10:00 dhe pas afro 2 orëve, të moshuarve iu kërkua nga stafi mjekësor të kthehen në shtëpi pasi nuk do të kryheshin më vaksinime. Nga autoritetet shëndetësore nuk ka ende një shpjegim se çfarë po e bllokon procesin e vaksinimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos