Votimi elektronik: Përfundon testimi në Elbasan, më lehtë se me fletë

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 13:17 | Politikë
Votimi elektronik: Përfundon testimi në Elbasan, më lehtë se

Elbasani është bashkia e parë e madhe në vend që në zgjedhjet lokale të 14 majit do të aplikojë votim dhe numërim elektronik të votave.

Votimi elektronik do të aplikohet në 1224 qendrat e votimit të bashkisë së Elbasanit.

Për këtë arsye, prej më shumë se dy javësh, KQZ-ja organizoi testimin e pajisjes elektronike, në mënyrë që votuesit e Elbasanit të familjarizoheshin me procedurën dhe mënyrën e votimit elektronik.

Pas këtij testimi, kryetari i KZAZ 49 të Elbasanit shprehet se personat që e kanë testuar nuk kanë pasur asnjë lloj problemi apo paqartësie, madje sipas tij është më e thjeshtë edhe se votimi tradicional me fletë votimi.

Më 14 maj, në të gjithë bashkinë e Elbasanit do të ftohen për të votuar 171.700 persona që kanë mbushur moshën 18 vjeç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/04/testohet-teknologjia-celibashi-procesi-i-sigurt-votimi-elektronik-i-paidentifikueshem/
https://a2news.com/2022/09/30/votimi-elektronik-dhe-sulmet-kibernetike-felaj-do-te-unifikohet-mbrojtja-me-standardet-e-nato-s/

A2 CNN Livestream

Latest Videos