Votimi për katër komuna, Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 15:22 | Kosova
Votimi për katër komuna, Lista Serbe nuk do të marrë

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, që do të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo forcë politikë nënvizoi se ky vendim do të mbetet i pandryshuar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Nuk janë përmbushur kërkesat që na kanë shtyrë të largohemi nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave tona legjitime”, lexohet në njoftimin e Listës Serbe.

Një ndër kushtet e kësaj partie është dhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Afati për tu regjistruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin dhe Zubin Potokun ka nisur sot dhe skadon më 18 mars. Dita e votimit është caktuar 23 prilli i këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos