“Vrapon shumë shpejt për të qenë femër”, atletja skualifikohet nga gara

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 20:51 | Futboll

Në botën e sportit, jemi mësuar të shohim atletë që skualifikohen për shkak të parregullsive gjatë garës, për substanca të dyshimta të marra jashtë saj, por nuk qëllon shpesh të dëgjosh që dikush është përzënë sepse tepër e aftë. Dhe kur arsyeja ka një sfond tipikisht racor, kjo mban një shije edhe më të hidhur.

Rasti i fundit, gati i pabesueshëm në Finiks, në Arizona, gjatë një garë amatoriale por që mblidhte atletë të ndryshëm, edhe të nivelit të mirë.  Gara e 5 mijë metrave, ku konkurronin meshkuj dhe gra, pa në renditjen e përgjithshme katër atletë meshkuj dhe një femër në vend të pestë, me kohën 16 minuta dhe 19 sekonda. Një kohë normale për 27- vjeçaren Tori Gerlach, që është atlete e nivelit të lartë me një rekord 15.55 sekonda.  

Tori Gerlach

Por për jurinë e garës, diçka nuk shkonte. Kur Geralch shkoi për të marrë medaljen si e para ndër femrat, ajo u habit nga lajmi i skualifikimit. Pyeti mos kishte gabuar diku, por përgjigja e gjyqtarit, që me sa duket nuk po shihte fare garën dhe nuk dinte që ajo ishte ndër garueset më premtuese amerikane, ishte shokuese, një “vrapon shumë shpejt për të qenë femër”, pa e parë as në sy.  

Lajmi u shpërnda në rrjetet sociale dhe shpejt në mediat kombëtare, me organizatorët e garës Turkey Trot që u detyruan të kërkonin falje, duke i dërguar medaljen Torit në shtëpi. “Nuk është punë trofesh. Është çështje parimore. Këto qasje prapambetëse ndaj grave nuk duhet te ekzistojnë”, deklaroi atletja, dhe vërtet nuk mund të mos jesh dakord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos