
Arrest në burg vendosi Gjykata e Tiranës Gjergj Cukalin, të arrestuar për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë.
Për rreth dy orë Gjykata e Tiranës ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Cukalit dhe caktoi ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.
Arrestimi i tij u be 4 muaj pas ekzekutimit te ish-policit Arben Bilali. Grupi hetimor pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë. (A2 Televizion)