Vrasja e kreut të njësisë Kotë, arrest me burg për 3 të arrestuarit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 10:58 | Kronikë
Vrasja e kreut të njësisë Kotë, arrest me burg për 3

Gjykata e Vlorës ka dhënë mëngjesin e së shtunës masën e sigurisë për 3 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e Argjil Gjokës, 4 ditë më parë në fshatin Petë të bashkisë së Selenicës.

Gjykata ka caktuar arrest me burg për kushërinjtë Namik, Jaçe dhe Arif Bejtaj, për vrasjen e kreut të njësisë administrative Kotë.

Dy nga të arrestuarit, pikërisht, Namik dhe Jaçe Bejt deklaruan para trupit gjykues se kishin mbërritur në vendngjarje pasi vrasja kishte ndodhur. Ndërsa Arif Bejtaj, i cili mbeti i plagosur, u shpreh se kishte ndërhyrë për të shmangur konfliktin. Sipas 3 të arrestuarve autori i vrasjes është Mersin Bejtaj, i cili është shpallur në kërkim.

Kreu i njësisë Kotë, Argjil Gjoka mbeti i vrarë aksidentalisht 4 ditë më parë ndërsa ndërhyri për të shuar një konflikt mes të arrestuarve dhe dy vëllezërve F. O. dhe A. O. 70 dhe 65 vjeç.

Argjil Gjoka ndërroi jetë në spitalin rajonal të Vlorës për shkak të plagëve të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos