Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Gazment Bardhi: Makina e mbushur me karta identiteti dhe para

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 15:59 | Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Gazment Bardhi: Makina e mbushur me karta

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në këtë qytet, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa është arrestuar shoqëruesi i kandidatit të PD, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Gazment Bardhi shprehet se makina është e mbushur me karta identiteti dhe para, ndërsa thekson se nuk ka shumë informacion.

“Nuk kam shumë informacion. Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para, e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Është personi që është akuzuar Ditën e Verës. Janë një grup personash. Shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit”, u shpreh Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos