Vrasja e shqiptarit për kokainë, drejtësi pas 16 vitesh në Francë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 15:47 | Kronikë
Vrasja e shqiptarit për kokainë, drejtësi pas 16 vitesh në

Bosët shqiptarë të kokainës që operojnë në Europë ndëshkohen nga organet ligj zbatuese. Kështu, edhe pse kanë kaluar 16 vjet nga vrasja e 27-vjeçarit Erion Murati, në Rene të Francës, drejtësia atje nxori para bankës së të akuzave të vetmin person që ka arrestuar, Eduart Pelushin, një biznesmen që në vitin 2010 u arrestua në Shqipëri me 8 kg kokainë dhe u lirua për t’u prangosur në Spanjë, ku 46-vjeçari po kalonte pushimet.

Vrasësi i dytë, Ndriçim Hoxha, 48 vjeç, është në kërkim, ndërsa autori i tretë, Fatjon Naxhaku, pjesë e bandës së “Rrugës së Kavajës” është ekzekutuar në vitin 2005 Tiranë dhe besohet se u vra nga Domart Konjari, si hakmarrje për eliminimin e Muratit në Francë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos