
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me protestën për vrasjen e të riut Klodian Rasha, pranë derës së shtëpisë nga policia.
Sipas Bardhit, ndërkohë që çdo shqiptar ishte i tronditur nga kjo vrasje, kryeministri Rama vijonte blerjet në dyqanet luksoze të Nju Jorkut dhe nuk gjeti kohë as të ngushëllonte familjarët e viktimës.
“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)