Vrasja e vëllezërve Bilali, policia arreston 2 persona, në kërkim një tjetër

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 17:50 | Kronikë
Vrasja e vëllezërve Bilali, policia arreston 2 persona, në

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë zbardhur vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali në 30 mars të këtij viti, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Mes persona të shpallur në kërkim është edhe Ibrahim Lici, i cili dyshohet edhe si organizatori dhe ekzekutori i vëllezërve Bilali.

Ibrahimi është djali i Mustafë Licit, anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës, si dhe nipi i Fatbardh Licit, të vrarë në 8 gusht të viti të kaluar.

Ndërsa personat e arrestuar janë Arsen Stojku, 29 vjeç nga fshati Mjede, si dhe Myslim Rama, 23-vjeçe dhe ky banues në Mjedë.

Të arrestuarit, si dhe personat e shpallur në kërkim, akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.

Nga të dhënat hetimore dyshohet se vrasja e vëllezërve Bilali, është vazhdim i sagës së hakmarrjeve të grupeve kriminale tashmë të njohura për policinë në qytetin e Shkodrës. Hakmarrje, të cilat janë intensifikuar së tepërmi gjatë vitit 2018 dhe gjatë këtij viti me disa të vrarë dhe të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos