Vrasja në Laç, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 11:19 | Kronikë
Vrasja në Laç, ndërron jetë në spital një nga

Humb jetën edhe një prej personave që u bënë pre e një atentati mbrëmë në Laç.

Paulin Gjergji nuk u shpëtoi plagëve dhe humbi jetën mëngjesin e sotëm, ndërsa mbrëmë u ekzekutua Bujar Lika.

Edhe një tjetër shtetas është i plagosur nga ngjarja e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos