Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Ksamil.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku viktima dyshohet të jetë qëlluar me armë pranë banesës së tij.
Viktima është identifikuar si Gramoz Mema, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas të dhënave të para të policisë, atentatorët kanë qëlluar nga shumë afër. Policia thotë se pista paraprake lidhet me të shkuarën e viktimës
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. (A2 Televizion)