
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Rreth orës 22:10, në lagjen "Emin Matraxhiu", në rrethana ende të paqarta, në një rrugicë të kësaj lagjeje është gjetur një shtetas 23-vjeçar i plagosur me thikë, i cili është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas burimeve bëhet fjalë për shtetasin Regis Runaj, dhe sulmi ka ndodhur pranë banesës së tij. Viktima mësohet të ketë qenë i njohur me Emiliano Ramazanin, i vrarë disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)