
Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mesnatës në Durrës, është dorëzuar në Komisariatin e policisë së Burrelit.
Policia bëri të ditur se Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Pas ngjarjes së rëndë, policia u vu në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër. Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.
Rreth mesditës, Lulzim Cuku është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Burrel. (A2 Televizion)