
Autori i dyshuar, Kliti Leka 
Viktima, Niko Goro, në një fotografi me kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe deputetin socialist, Damian Gjiknuri 
Arma kallashnikov, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja 
Pistoletë e gjetur në makinën e autorit të dyshuar
Himara u trondit mëngjesin e së shtunës, pasi biznesmeni Niko Goro mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa e motra e tij u plagos në këmbë.
Rreth 1 orë pas atentatit, policia arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, i cili është shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se fjalët e para të 53-vjeçarit pas arrestimit kanë qenë: “I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, është shprehur para policisë, Leka.
53-vjeçari është në nip në Himarë dhe pretendon se ka tokë të trashëguar. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
