Vrau kunatën në liqenin e Sharrës, Dashamir Xhepa dënohet me burgim të përjetshëm

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 15:39 | Aktualitet
Vrau kunatën në liqenin e Sharrës, Dashamir Xhepa dënohet me

Gjykata e Tiranës dënon me burgim përjetë Dashamir Xhepën, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa.

Lirie Xhepa u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës më 14 shkurt të vitit 2019.  49-vjeçarja është vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi i saj është dërguar atje.

Kunati i saj, Dashamiri,  dyshohet se e ka vrarë për shkak se nuk e lejonte që viktima të krijonte një lidhje të re dashurie, edhe pse bashkëshorti i kishte vdekur 10 vite më parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/02/15/e-ve-prej-10-vitesh-kunati-e-vrau-per-te-mos-krijuar-lidhje-tjeter/

A2 CNN Livestream

Latest Videos