Vrau kunatin, gjykata lë në burg 34-vjeçarin

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 10:19 | Kronikë
Vrau kunatin, gjykata lë në burg 34-vjeçarin

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë "arrest në burg" Klajdi Shundin. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të kunatit të tij në orët e para të vitit 2021, teksa ishte në gjendje të dehur.

Para gjykatës Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja, ndërsa ka treguar se me viktimën ka patur marrëdhënie të mira.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të 1 janarit në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ku 34 vjeçari, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij 42- vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos