Mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në ditën e Krishtlindjes, pas një përmbytje massive në Bedfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar.
Banorëve iu kërkua strehim alternativ në ambjente të tjera, si salla, kinema ose streha emergjence, edhe pse kjo kërkonte thyerjen e rregullores aktuale Covid-19.
Autoritetet njoftuan se për shkak të kërcënimit nga përmbytja, banorët e urdhëruar të evakuohen "lejohen të shkojnë në shtëpitë e të afërmëve të tjerë, pavarësisht rregullave aktuale në fuqi,".
Në të gjithë Anglinë, një total prej 111 paralajmërimesh për përmbytje u dhanë në ditën e Krishtlindjes, ndërsa sasi të mëdha uji derdheshin nëpër ujëmbledhësit e lumenjve.
Shiu i madh pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa vendi lufton me rritjen e të infektuarve dhe shfaqjen e një variant të ri koronavirusi. (A2 Televizion)