Britania numëron mbi 40 mijë viktima nga koronavirusi

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 17:34 | Bota
Britania numëron mbi 40 mijë viktima nga koronavirusi

Nuk kanë të ndalur humbjet e jetës në Britaninë e Madhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave deri në këto moment t’i kalojë shifrat 40 mijë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 357 viktima të tjera në 24 orët e fundit duke bërë të rikthehet edhe njëherë frika tek banorët, pasi disa ditësh ulje të bilancit të fataliteteve.

Britania e Madhe është tashmë vendi i dytë në botë për numrin më të madh të viktimave nga pandemia e koronavirusit, pas SHBA, e cila numëron plot 110 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos