
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nënshkroi sot dekretin për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen në vend.
Pas konsultimeve me partitë kryesore në vend u ra dakord si datë më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve 26 prilli. “U uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe një mjedis demokratik në ditën e votimeve”, tha presidenti Vuçiç pasi nënshkroi dekretin.
Pjesa më e madhe e partive opozitare në Serbi kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet, duke akuzuar presidentin serb për sundim autokratik, shkelje të lirisë së medias, sulme ndaj veprimtarëve të opozitës, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. (A2 Televizion)