“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Ambasadorja Yuri Kim ka bërë gjithçka për të ndërhyrë në proces

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 20:21 | Politikë
“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Ambasadorja Yuri Kim ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku ndër të tjera ai foli për padinë në gjykatë mbi çështjen e vulës së partisë.

Ai theksoi se në këtë çështje, gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.

https://a2news.com/2022/10/05/kuvendet-e-bashes-ne-3-nentor-gjykata-shqyrton-ankimin-e-gazment-bardhit/

“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama. Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vet nga zonja Kim, nëpërmjet Erjon Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte Vettingun e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/hasimja-pd-nuk-ka-nevoje-per-nje-gjykate-qe-i-jep-te-drejte-nje-pale-edhe-po-u-bashkuan-i-duhet-nje-mrekulli/

A2 CNN Livestream

Latest Videos