Xhaçka takohet me Blinken, Shqipëri-SHBA rikonfirmojnë partneritetin strategjik

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 19:53 | Politikë
Xhaçka takohet me Blinken, Shqipëri-SHBA rikonfirmojnë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken priti në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në praninë edhe të pjesëtarëve nga institucione shqiptare dhe ato të SHBA, bashkë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim u diskutua mbi mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë, transportin apo tregtinë.

Blinken falënderoi Shqipërinë për strehimin e shtetasve nga Afganistani, ndërsa Xhaçka vlerësoi ndihmën e SHBA-ve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjen e demokracisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos