
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, u pritën në Nju-Jork nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe, teksa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Guterres.
“Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje me Sekretarin e Përgjithshëm që parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë. Si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe”, përfundoi ajo.
Xhaçka, bashkë me kryeministrin Rama dhe ministrin Peleshi, ndodhen prej 6 ditësh në Nju-Jork, ku po marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. (A2 Televizion)