
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deklaroi se së shpejti baza ajrore në Kuçovë do të kthehet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Xhaçka shprehet se punimet pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme.
“Së shpejti në bazën ajrore të Kuçovës do të dëgjohen makineritë, për t’ia lënë vendin më pas zhurmës së munguar të avionëve.
Investimi në këtë bazë ka tërhequr vëmendjen e 36 kompanive të huaja dhe shqiptare, të cilat u njohën në terren nga zyrtarët e NATO-s, me procedurat, dokumentacionin dhe sheshet e ndërtimit në bazë.
Punimet për ta kthyer bazën e Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme.”, shkruan ministrja Xhaçka nw rrjete sociale. (A2 Televizion)