Xhafaj komenton propozimin e PD-së për vetting në politikë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 21:48 | Politikë
Xhafaj komenton propozimin e PD-së për vetting në politikë

Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste, u shpreh në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, se vetting-u në politikë mund të bëhet nëpërmjet Reformës Zgjedhore dhe përsosjes së mekanizmave që merren me pasurinë dhe integritetin e politikanëve.

https://a2news.com/2021/10/21/vettingu-i-politikaneve-rushaj-i-njejti-standard-si-per-prokuroret-dhe-gjyqtaret/

“Është gjë pozitive që ka iniciativa të opozitës. Sa i përket përmbajtjes, është herët për të folur si për reformat, si për vetting-un në politikë. Unë besoj që vetting-un e politikës e bëjnë zgjedhësit. Ata janë më mirë se çdolloj komisioni të ndikuar që mund të ndërtosh. Çdo komision që ndërton politika, do të jetë subjektiv. Ky është besimi i parë ku duhet të investojmë, prandaj është e rëndësishme Reforma Zgjedhore. Nëse ne u japim mundësi për të votuar, të jeni të sigurt se zgjedhësit nuk do të gabojnë. E dyta, sistemi ynë kushtetues ka një sërë mekanizmash që merren me këtë proces: me pasurinë dhe integritetin. Do të mjaftonte nëse përsosim instrumentat që kemi. E treta, nëse opozita dhe ne do të luftonim që strukturat e reja të drejtësisë, krahas pavarësisë së tyre, të mund të ishin shumë më të përgjegjshme dhe rezultative, do të kishim mundësinë që problematikat të kishin ndëshkimin e merituar”, tha Xhafaj.

https://a2news.com/2021/10/21/hidhet-per-konsum-publik-ne-nje-kohe-te-veshtire-per-opoziten-spiropali-flet-per-vetting-un-ne-politike/

“Unë nuk them se nuk ka nevojë për një skanim, nuk them se nuk ka nevojë për të forcuar kontrollin dhe filtrin vlerësues, por ama duhet të gjejmë mënyrën e duhur për ta bërë këtë gjë. Duhet të shohim sistemin që kemi sot”, shtoi deputeti socialist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos