Ylli i Premier League i shpëton mrekullisht aksidentit rrugor

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 20:42 | Futboll

Ky është momenti i tmerrshëm kur një prej futbollistëve më premtues të Premier League shpëtoi pa u lënduar nga një aksident rrugor, ku makina e tij e fuqishme 4x4 doli nga një korsi në tjetrën për të përfunduar më pas jashtë rruge.

Fatmirësisht mesfushori i Arsenal, Joe Willock doli duke u dridhur nga Mercedezi i tij 150 mijë eurosh, në një aksident ku makina humbi dhe një prej gomave.

Lojtari i U21 të Anglisë, Willock ishte duke shkuar në stërvitje në veri të Londrës kur humbi kontrollin e mjetit, pas një nxitimi për të hyrë nga një korsi në tjetrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos