Ylli i Tottenham, që në janar në Madrid

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 17:46 | Futboll
Ylli i Tottenham, që në janar në Madrid

Mes rezultateve negative e zërave se gruaja po e tradhton me shokun e skuadrës (megjithëse këtë e mohoi), danezi Christian Eriksen duket i vendosur për t’u larguar nga Tottenham, madje që në merkaton e janarit.

Sipas spanjolles “Marca”, mesfushori mund të transferohet në Madrid që në muajin janar edhe pse nuk përjashtohet edhe alternative Van de Beek nga Ajax.

Kontrata e Eriksen me Tottenham mbyllet verën e ardhshme dhe një transferim që në janar do të ishte një mundësi e mirë edhe për klubin londinez që të mos e lëshonte falas një lojtar me cilësi të padiskutueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos