Conte “shpërthen” ndaj arbitrit: Mori vendime të diskutueshme, kërkojmë që të respektohemi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 10:51 | Futboll
Conte “shpërthen” ndaj arbitrit: Mori vendime të

Antonio Conte shprehu indinjatën e tij ndaj arbitrit Damir Skomina pas humbjes së Interit me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.

“Jam i nevrikosur sepse pashë disa situata që nuk u adresuan mirë nga arbitri. Kështu m’u duk nga pankina të paktën”, tha trajneri zikaltër për “Sky Sport”.

Conte shtoi: “Arbitri më ndëshkoi me karton të verdhë dhe unë i kërkova që të na respektonte. Kanë të shkruar RESPEKT në fanelë dhe ky respekt duhet të jetë reciprok. Më la shije të hidhur. Nuk po arbitronte një fillestar, por një nga arbitrat më të mirë, i cili ishte gjyqtar i finales së sezonit të kaluar dhe nuk mund të kushtëzohet”.

Në lidhje me ndeshjen, Conte deklaroi se Interi tregoi se është i aftë që të vërë në vështirësi Barcelonën, por duhet të mbyllte ndeshjen në pjesën e parë.

“Nuk mendoj se rezultati ishte i drejtë, por nuk mund të jemi të kënaqur me veten. Humbëm dhe Champions-i tani bëhet i vështirë”, tha Conte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos