Sot luhet Europa League. United, Arsenal dhe Roma zbresin në fushë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 08:19 | Futboll
Sot luhet Europa League. United, Arsenal dhe Roma zbresin në fushë

Champions League do t’i lërë skenën kompeticionit të dytë për nga rëndësia për klube, asaj të Uefa Europa League.

Jo pak klube të mëdha europiane zhvillojnë sot takimet e radhës në grupe. Manchetser United, pas fitores kundër Astanas në ndeshjen e parë, përballet sot me holandezët e Alkmar.

Anglezët e tjerë, Arsenal, ndodhen në të njëjtat pozita. Topçinjtë ndeshen me belgët e Standard Liege, të cilët kanë marrë 3 pikë nga ndeshja e parë.

Roma përballet me surprizën Wolfsberger, skuadrën austriake që mposhti 4-0 gjermanët e Monchengladbah.

Lazio e portierit Thomas Strakosha duhet të lërë pas humbjen ndaj CFR Cluj dhe për këtë 3 pikët janë detyrim përballë francezëve të Rennes.  

Një tjetër futbollist shqiptar zbret sot në fushë. Behët fjalë për Taulant Xhakën dhe Bazelin, që luan në orën 21:00 kundër skuadrës së Trabzonspor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos