
Ashley Smith, 30 vjeç, pranoi sot para gjykatës se tentoi të vidhte dy futbollistët e Arsenalit në Londër ndërsa ata po lëviznin me një “Mercedes G-Class”. Ai u shpall fajtor për tentativën e vjedhje ndaj Ozil, në ngjarjen e ndodhur në Hampstead, North West London, më 25 korrik.
Në atë kohë, video e Kolasinac, me epitetin “The Tank”, përballej me grabitësit që mbanin thika në duar, bëri xhiron e botës në rrjetet sociale, ndërsa boshnjaku u vlerësua pasi rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur shokun e skuadrës te Arsenal.
Dy futbollistët humbën ndeshjet e para të sezonit me Arsenal, ndërsa tashmë janë bashkuar me klubin.
Për ngjarjen e 25 korrikut është arrestuar edhe Jordan Northover, 26 vjeç, i cili pritet të dalë ditën e nesërme para gjykatës. (A2 Televizion)