Yuri Kim uron në shqip: Asgjë nuk mundi të ndalojë SHBA të mbronte Shqipërinë atëherë, asgjë nuk na ndalon sot të festojmë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 18:05 | Politikë
Yuri Kim uron në shqip: Asgjë nuk mundi të ndalojë SHBA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim nuk ka munguar në urimet e shumta për festën e pavarësisë të Shqipërisë.  

Diplomatja e lartë amerikane zgjodhi të uronte shqiptarët në gjuhën e tyre, me një “Gëzuar ditën e pavarësisë“ të thënë në Vlorë, aty ku u shpalos për herë të parë flamuri i Shqipërisë së pavarur.  

https://www.instagram.com/p/CW0lA24tG12/?utm_medium=share_sheet

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë Shtetet e Bashkuara që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Gëzuar!”, ishin fjalët e ambasadores, qendër të tjerat vizitoi edhe godinën historike të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, dhe dokumentet që lidhen me atë datë historike për vendin tonë.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/28/109-vjetori-i-pavaresise-joe-biden-uron-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos