Zaev takon Merkel: Në shtator Gjermania merr vendimin pozitiv

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 15:11 | Ballkani
Zaev takon Merkel: Në shtator Gjermania merr vendimin pozitiv

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se ka marrë nga kancelarja Angela Merkel premtimin për hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut në muajin shtator. Çështja ishte në fokus të bisedimeve që ai zhvilloi me kancelaren gjermane në Berlin.

Pas takimit, asnjëri prej të dyve nuk dha ndonjë deklaratë për mediat. Por më vonë, shefi i ekzekutivit të Shkupit ju drejtua Facebook-ut për të dhënë infromacione mbi rezultatet e bisedimeve.

“Kancelarja na informoi se Bundestagu do të marre vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Merkel ka theksuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive”

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Facebook

Sipas Kryeministrit, Merkel ka deklaruar se Gjermania dhe vendet e tjera anëtare i pranojnë rezultatet e reformave në Maqedoninë  e Veriut, të cilat janë theksuar edhe në raportin e Komisionit Europian. Gjatë një fjalimi të mbajtur më herët në konferencën vjetore të Dhomës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën Juglindore në Berlin, kryeministri Zaev tha se shtyrja e negociatave, jo vetëm që do të dëmtojë stabilitetin e koalicionit qeverisës, por do t’i “hedhe benzinë ultra-nacionalizmit të qeverisë së mëparshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos