Po vuante burgimin e përjetshëm, Andon Mëhillaj ndërron jetë në burgun e Peqinit

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 09:43 | Kronikë
Po vuante burgimin e përjetshëm, Andon Mëhillaj ndërron

Ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm si ish-anëtar i grupit të Julian Sinanajt, që kryente vrasje me pagesë.

Burime pranë burgut të Peqinit bëjnë të ditur se Mëhillaj është gjetur i vdekur brenda qelisë së tij.

Ndërhyrja e rojeve të burgut nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën 38-vjeçarit. Të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se Andon Mëhillaj, i njohur më parë me emrin Erjon Mëhillaj, vuante nga depresioni, çka mendohet që mund të jetë një nga shkaqet e vdekjes së tij.

Policia dhe shërbimi i brendshëm i burgjeve ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos