Zbardhet vrasja e kreut të njësisë Kotë, ndërhyri për të shmangur konfliktin

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 10:17 | Kronikë

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Petë të bashkisë Selenicë ku humbi jetën kryetari i njësisë administrative Kotë, Argjil Gjoka dhe u plagos një 19 vjeçar.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar Namik Bejtaj 30 vjeç, Jaçe Bejtaj 22 vjeç dhe Arif Bejtaj 19 vjeç dhe ka shpallur në kërkim 32-vjeçari Mersin Bejtaj.

Sipas dëshmive dhe provave të administruara, këta persona kanë tentuar të vrasin me armë zjarri vëllezërit F. O. dhe A. O. 70 dhe 65 vjeç, kreu i njësisë Kotë ndërhyri për të shmangur konfliktin dhe mori një plumb në gjoks. Argjil Gjoka ndërroi jetë në spitalin rajonal të Vlorës për shkak të plagëve të marra. Gjithashtu nga të shtënat me armë mbeti i plagosur dhe 19-vjeçari Arif Bejtaj.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo për një konflikt pronësie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos